Shoqata Studenti | Protokolli i vitit 2008
15855
page-template-default,page,page-id-15855,page-child,parent-pageid-15817,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.4,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-6.5.0,vc_responsive

Protokolli i vitit 2008

Protokolli i fundit: data 10. Tetor 2008 ne pdf

Typ i mbledhjes: Mbledhje gjenerale (GV)
Pjesmarrës dhe numri: Kryesia dhe antarët e shoqatës; Gjithsesi 13 persona;
Mungon: Nënkryetari Agron Gjeloshi
Protokollist: Sadat Alimi
Tema: GV e fundit për vitin 2007/2008
Vendi: AKI – Foyer für Studierende, Hirschengraben 86, 8001 Zürich
Data: 22. Maj 2008
Koha: prej: 19:15 deri: 20:30

Temat e mbledhjes shkurtimisht:

  • Çka ka punuar shoqata / kryesia e shoqatës deri tash;
    • Kritika dhe sugjerime prej të tjerëve;
    • Hapat e planprogramit deri tash;

Mledhjen e hap kryetari i shoqatës Orhan Spahiu. Kjo është mbledhja gjenerale e fundit për vitin 2007/2008.

  1. Prezantohen aktivitetet, të cilat janë realizuar deri më tash. Ato janë:
    • Krijimi i web-faqes së re për shoqatën dhe mirëmbajtja e saj;
    • Takimi me shoqatën ARSIMI (vizit nga ana e shoqatës Studenti ne GV-n e tyre);
    • Takimi me shoqatën Pro-Kosova dhe ndarja e idejave të ndryshme për bashkpunim (si p.sh. vënia e gurrit në Zürich që do të realizohet mbas pushimit veror 2008);
    • Vizita e shoqatës studentore në Lausanne, ku janë marë hapat e parë për bashkpunim konkret, jo veç nëpërmjet postës elektronike si ka qen deri tash;
    • Ligjerata për arkeologjin dhe historin e popullit shqiptarë;
    • Krijimi i projektit DITURIA-Plus;
    • Mundësia për pagime të llojllojshme për shoqatën nëpërmjet ‘e-banking’ dhe krijimi i planeve për financimin e shoqatës;
    • Web-faqja e shoqatës studenti (URL-adresa) vëndoset në listen oficiale të shoqatave të ndryshme të Universitetit të Zürich-ut;
    • Pjesmarja e disa antarëve të kryesis në shpërblimin e çmimit Agim Ramadani;
    • Sofra shqiptare;
    • Mbrëmja në Rinora4;
  2. Aktivitetet që vijojn:
  • Fillon punën revista e re shqiptare “TUNG” në Zvicër. Kjo revist na jep dy faqe të lira ku ne kemi mundësi te shkruajm për tema të llojllojshme sipas dëshirës.
    • Të bëhet një vizit në ambasaden e republikës se Shqipëris ne Bern.
    • Kërkesa e arsimtares për gjuhën shqipe, zonjës Sadije Nuhiu, e cila na fton neve studentëve ti vizitojm nxënësit e saj shqiptar, dhe te zhvillojm biseda të ndryshme prej të cilave pritet motivimi i atyre nxënësve per edukim më të lart në të ardhmen e tyre.
    • Shoqata ësht në bisedime konkrete për sponzor, prej të cilëve pritet ndihmë financiare për shoqatën.
    • Ndryshimi i statutit, i cili vëndoset në agjendën e shoqatës diku në të ardhshmen, për shkak të numrit të vogël të pjesmarësve.
    • Krijimi më konkret I grupeve punuese.
  1. Disa antarë nga kryesia raportojn shkurt për punët e tyre të kryera dhe vijuese:

– Blerim Tahiraj: E-banking për pagime për shoqatën (si p.sh. antarsimin, etj.) është në fazën e fundit të përpunimit;
Jeton Morina, aktivist i partis SP shprehet i gatshëm për të na ndihmuar financiarisht rreth organizimit të mbrëmjes tradicionale ‘Sofra’.
– Ardian Emini: Në muajn gusht fillon realizimi i programit për ndihmë plotsuese për nxënësit shqiptar nga studentët, DITURIA-Plus. Prej ksaj kohe mund të lajmrohen studentët, të cilët jan të interesuar.
Në muajn shtator do të mbahet një mbrëmje informative rreth kësaj temë.
– Bekim Meta & Florim Shabani: Web-faqja e shoqatës ka qën shum e suksesshme dhe ka funktionuar pa gabime.
Në një fazë të dytë priten të realizohen kto pika rreth web-faqes:
1. Prezantimi i web-faqes edhe në gjuhën gjermane;
2. Aplikacioni ‘DOODLE’ për votime të vogla rreth aktiviteteve apo rasteve të tjera do të integrohet në web-faqe, jo vetëm për antarët aktiv por edhe për antarët pasiv;
3. Numri i Konto-s së shoqatës do të prezantohet edhe në web-faqe;
4. Krijimi i adresave për e-mail-a nëpërmjet web-faqës, si p.sh. xxx@studenti-zh.ch.;

  1. Pyetje, sygjerime dhe kritika:

Orhani thot se ka qen i kënaqur me kontributin e kryesis gjat këtij mandati derimë tash. Lavdata të ndryshme vijojn edhe nga ana e antarëve pjesmarës. Përshendetet shum edhe web-faqja e shoqatës për funkcionim jashtzakonisht të mirë.
Albita tregon për punën aktuale të shkrimtares Petra Ivanov, e cila shkruan 1 libër (Jugendroman) me 2 figura shqiptare dhe 2 zvicrane. Shkrimtarja Ivanov është duke kërkuar te ri shqiptar për biseda, të cilët i nevoiten asaj për përmirësimin e pasqyrës së shqiptarëve. Albita është në kontakt të drejtpërdrejt me shkrimtaren dhe i ndihmon asaj për të gjetur vullnetar. Nga kjo bisedë interesante nëpermjet pjesmarësve të kësaj mbledhje rrjedh ideja, që ta ftojm shkrimtaren Ivanov në një mbrëmje në rrethin ton, ku asaj ti ipet shanca ta prezentoj projektin e saj dhe të vjen në kontakte të drejtpërdrejta me rini shqiptare. Organizimi konkret vijon…

Albita gjithashtu tregon se ajo gjindet në kontakt me gazetën NZZ, e cila ka planifikuar ta bëj një portret për integrim. Informata dhe organizimet vijojn në të ardhmen.

Mbledhjen e mbyll Orhani me faleminderimin e antarve për pjesmarjen e tyre.

Protokolli – 20. Mars 2008

Typ i mbledhjes: Mbledhje gjenerale (GV)
Pjesmarrës dhe numri: Kryesia dhe antarët e shoqatës; Gjithsesi 18 persona;
Mungon: Nënkryetari Agron Gjeloshi
Protokollist: Sadat Alimi
Tema: Prezantimi i kryesis dhe QEB-faqes së re per vitin 2008
Vendi: AKI – Foyer für Studierende, Hirschengraben 86, 8001 Zürich
Data: 20. Mars 2008
Koha: prej: 16:30 deri: 18:00

Temat e mbledhjes shkurtimisht:

  • Prezantimi i kryesis dhe web-faqes së re;
  • Planprogrami për vitin 2008;
  • Ndryshimi i statusit;
  • Informimi i antarëve te rrij (nga ana e presidentit Orhan Spahiu) mbi shoqatën studenti dhe aktivitetet e saja prej krijimit në vitin 1999 der më tash;

Mbrëmjen e hapi kryetari i shoqatës Orhan Spahiu me përshëndetje dhe mirëseardhje për antarët e rij ne shoqaten STUDENTI. Në mbledhje marin pjesë 5 antar të rrij të cilet janë student në Zürich.

  1. Orhani prezanton planin e aktiviteteve që parashikohen te realizohen mbrenda mandatit 2008 / 2009, si p.sh.:
    • Sofra, në muajn prill 2008;
    • Mrëmje në RINORA 4;
    • Bowling dhe billiard;
    • Grill-Party;
    • Festa e 28. Nëntorit;
    • Mbrëmje letrare në gjuhën shqipe;
    • Ligjerata për arkeologjin e popullit shqiptar;
    • Kontaktimi me shoqata të studentëve shqiptar nër Zvicër;
    • Këkesa e financave me ndihmën e sponsorve të ndryshëm;
    • Vizita e bibliotekës shqiptare në Schlieren / ZH;
    • Mundësija për pagimin e antarsisë nëpërmjet e-banking;
    • Eventualisht organizimi i aktiviteteve të ndryshme si p.sh. Europa-Park, rreshitje me saja, etj;
    • Pritet thirrje për vizitën e ambasadës së Shqipëris në Zvicër. Pjesmarës do të jen dy deri në tre antarë të kryesis së shoqatës ;
    • Aktivitete sportive;
    • Përcaktimi I grupeve punuese nëpër lëmi të ndryshme;
    • Mbrëmje kulturore me pjesmarjen e një piktori shqiptar;
    • Organizimi i mbrëmjes `filmi-shqiptar`;
  1. Aktivitetet e kryera deri tash:
    • Ndryshimi i statusit se shoqatës tonë;
    • Krijimi i web-faqës se rë për shoqatën;
    • Organizimi dhe ndarja definitive e punëve mbrenda kryesis;
    • Hapat e parë për organizimin e SOFRËS;

– Orhani vazhdon të informoj antarët për vizitën e tij në mbledhjen e shoqatës ARSIMI në Zürich, e cila ka treguar interesim për bashkpunim me shoqatën tonë. Do të miren hapa konkret në të ardhmen që të arihet një bashkpunim i tij, prej të cilit priten mundësi dobimi për të dya shoqatat.

– Poashtu ai na informon për planet të cilat përmbajn bashkpunim me shoqatën PRO-KOSOVA dhe businessman (biznismen) shqiptar ne Zvicër, të cilët i ofrojn Orhanit dhe poashtu tër shoqatës të organizojm një projekt për faleminderimin e pranis së shtetit të rrij KOSOVËS nga Zvicra. Shoqata do të ket për detyrë vec organizimin e konceptit për at mbrëmje, kurse krejt planet tjera priten të miren për sipër nga shoqata PRO-KOSOVA.

– Bisedohet për një ftes e cila ende nuk ësht bër publik (Orhani gjindet ende në bisedim me organizuesit) për pjesmarje në Bern (Bundeshaus), ku do të vëndohet gurri për faleminderimin e Zvicrës për ndihmën humanitare dhe pranimin e refugjatëve gjat dhe pas luftës në Kosovë. Shoqata gjithashtu është e ftuar për bashkpunim direkt me një vend të drejtpërdrejt në delegacion.

– Pas një shpjegimi të shkurtër të mbrëmjes informative për RADIO17 që u mbajt me 04.03.2008 në Universitetin e Zürich-ut, Orhani prezantoi mendimin e kryesis se si parashikon të reagoj kryesia përkundra ofertës për bashkpunim. Kryesia e shoqatës STUDENTI nuk do të mar pjes si shoqatë për bashkpunim apo interagim te RADIO17. Gjithashtu ceket se si shoqat do të jemi të gatshëm tu ndihmojm personave që duan të vijn në komunikim privat me krijuesit e RADIO17, që tu lehtësohet bashkpunimi të dyja anëve. Antarët kanë te drejt të shprehin mendimet e tyre dhë të ofrojn ideja apo kritika mbi vendimin e kryesis për këtë rast. Pas disa bisedave mbes antarve dhe kryesis vijm në qëllim se edhe antarët present janë të kënaqur dhe e përkrahën vendimin dhe iden e kryesis për kooperim me RADIO17, por jo me mar përsipër punë me thëll në emrin e shoqatës. Për mendime dhe sugjerime tjera jan krejt te ftuar të marin kontakt me kryesin, ose të bisedojn në forum të shoqatës nëpermjet internetit. Përmendet se n’baz të nevojës kjo tem të diskutohet edhe në mbledhjen e ardhshme.

Prezantimi I WEB – faqes:

– Administratorët dhe krijuesit e web-faqes së re (Bekim Meta dhe Florim Shabani) e bëjn një prezentim më të gjer dhe japin informata të ndryshme përmbi web-faqen e re. Gjith shoqata u faleminderohemi të dyve për punën që e kan bër.

Pyetje, sygjerime dhe kritika:

– Njomza pyet se cfar do të ndodh me ata të cilët kan qen antarë aktiv të shoqatës dhe tashmë i mbarojn studimet?!

Orhani përgjigjet me bazim në artikullin 3, Par. 2. të statusit ku thuhet: “Personat që i kanë përfunduar studimet sipas Par. 1, mund të jenë anëtar aktiv të STUDENTI-t.”

– Njomza shpreh dëshirën që të kemi fotoreporter/e vullnetar/e, i cili apo e cila lajmrohet para çdo aktiviteti që do të mbahet nga ana e shoqatës, për të bër foto të cilat do të nxjeren në web-faqen e shoqatës. Të gjith pjesmarësit jan dakord me iden e Njomzës dhë vendoset realizimi i këtij plani.

– Njomza gjithashtu e mer përsipër krijimin e librit të vizitorëve (Guestbook) për SOFRËN, të shkruaj mbas ktij aktiviteti një artikull të shkurt dhe ta nxjer në web-faqen e shoqatës.

– Njomza shpresh dëshirën që shoqata të organizoj një mbrëmje informative (Old Meet Young) më qëllim informimin e studentëve të rrij rreth shoqatën STUDENTI, rekrutimi i studentëve të rrij për shoqatën dhe njoftimi i antarëve të rij me antarët e “vjetër”. Kjo ide pritet të ndjeket edhe mëtutje dhe do të vendoset me vonë, përshkak se ende nuk arihet marveshje se kur do të jet më së mirti një organizim i till (në fillim apo ka fundi i semestrit). Poashtu ngel ki propozim jasht bisedave më të gjëra përshkak kohës së shkurt dhe do të integrohet edhe në bledhjen e ardhshme.

– Antarët që kan dëshir të marin pjes sonte (20.03.2008) në RINORA4 vendojn emrin në një list për me e pas hyrjen falas.

– Albita prezanton dhe dorzon kryesis një dokument (“Grobstrategie albanischer Studentenverein Zürich ‘studenti’) të cilën ajo e ka krijuar për me i ndihmu kryesis dhe tër shoqatës me i prezentu aktivitetet dhe qëllimet e saja më konkretisht dhe me informu për shoqatën. Ajo dëshiron bashkpunim të drejtpërdrejt me kryesin dhe ftohet që ta sqaroj planit e saj, i cili nuk pat kohë të bisedohet më gjërsisht në kët mbledhje dhe shtyhet për mbledhjen e ardhshme.

– Albita poashtu cek edhe njëher që antarët që kajn ideja të ndryshme të bëhen më aktiv dhe të prezantojn planët e tyre, kshtu që të arihen projekte të llojllojshme. Kërkohet initiativ prej të dyja anëve (kryesis dhe antarve) ti informojn edhe studentët tjer për shoqatën, që të kemi sa ma shum antarë të rij. Në lidhje me kët, Njomza dhe Kushtrimi tregohen të gatshëm të informojn student të rij shqiptar nëpërmjet mediumit studivz.net në internet.

Mbledhjen e mbyll Orhani me faleminderimin e antarve për pjesmarjen e tyre.

Protokolli – 19.02.08

pjesemarres Antaret edhe kryesia
mungojn Kushtrimi
protokolistja Flora
temat Zgjedhja e kryesisë së re
vendi AKI
data 19.02.08
koha prej: 18:30 deri: 19:30

Mbledhjën e hapi kryetari Agron Gjeloshi dhe filloj me urime për Pavarësinë e
kosovës. Pastaj i njoftoj se pas dorëheqjës së Lules nga posti i krytares, tani e
tutje është Agroni i nominuar si krytar i Shoqatës.
Ardiani propozoj që menjeher të fillojm me zgjedhjen e kryesisë së re.
Të gjithë antarët e pranishem ishin tëmirkuptimit që të fillohet më zgjedhjën e
kryesisë.
Florimi informoj se bibloteka Shqiptare, e cila është hapur në Altstätten ka shpreh deshiren të
bashkpunon me ne studentet dhe si sherbim i ka afruar 100 000 Fr.
Naseri: Alpswiss ka shfaq deshiren të bashkpunoj me ne për gazeten që do të botohet në shqip
dhe gjermanisht.
Agroni: Pas dy jave do të kem një mbledhje që do të bëhët fjalë për radio-shqip, i cili pritet të
hapet. Gjithashtu edhe ata janë të interesuar tëbashkpunojn me ne dhe deshirojn që ne të jemë
menagjus.
Propozimët:
Dritoni: propozoj për kryetar blerimin dhe nga femrat për kretare Luljeten. Bleriminuk u
tërhek për kryetar dhe shfaqi deshiren për arkatar. Luljeta u tërheq nga propozimi.
Albita: Posti për kryetar nuk është me vlerë të madhe dhe mandati për një vit është kohë e
shkurtër për ndonje projekt. Albita propozoj që mandati i kryetarit/ës të jetë 2 vite.
Flora propozoj Dritonin për kryetar, sepse tani është duke e bërë Doktoraturen dhe ka më
shumë kohë, ka qënë edhe një herë kryetar i Shoqatës dhe ka aftësi për të na sjell aktivitete
arsimore/shkencore në shoqat.
Ardiani propozoj Orhanin si kryetar sepse ka provoj dhe ka aftësi më e kthy Shoqatën ashtu
siq ka qënë më parë.
Sedati gjithë ashtu propozoj Orhanin
Luljeta: sygjeroj se kush zgjidhet dhe qka bien në këtë Shoqatë. Nese dojm s Shoqatë me pas
ndegjim, me bashkpunu me njeritjetrin.
Kandidat për kryetar:
– Agroni
– Orhani
Idetë dhe programmi i tyre:
Agroni. Deshiron që ta bëne të mundurë që ti ftoj në vizit në Zürich Kryetarin dhe
kryeministrin e shtetit të Kosovës, të gjitha aktivitetët tradcionale, të cilat janë mbajtur deri
me tani edhe do te mundohet që të mbahen në menyr sa më të mirë. Web-Faqja do të punohët
në dy gjuhë.
Orhani : Sa i përket Sofrës dhe 28. Nëntorit janë tradizionale dhe ato do të mbahën. Projektët
e tjera si p.sh. me exkurzjoni ne skijim dhe me saja, i cili nuk ëshë bërë nga kja kryesi e
tashme. Të gjithat që i premton me i realiz, dhe është krenar nëse zgjidhet president i
Shoqatës për ti përfaqsuar student i Cyrihut, due e pas arasysh se ketu kem njerz intelektual
dhe kishte me qënë knaqsi për muë.
Lulja pyeti rreth integrimit, dhe në Zvicer ka shumë që nuk janë intelektual dhe nuk janë të
integrum aq sa duhët në shoqerin Zvicrane.
Orhani: Ka marë pjesë në të gjitha tubimët për integrim dhe është në kontakt më një kryetari
arsimit të Shqiptarve.
Agroni. Me e bërë Shoqatën publike, përmes medjav dhe festavë që do ti bëjm në vijim.
Nastri:Është mirë të aalyzoni se qfar është synimi i Shoqatës, sa keni kohë. Qdo vit i kemi
mbajtë 5 aktivitete. Me redesi për shoqaten ësht lidhja e studente të ri dhe lidhja e studente në
tërë Zvicer.
Votat:
Agroni 8
Orhani 12, Orhani kryetar (urime)
Agroni nënkryetar pa kunderkandidat (urime)
Orhani propozoj Ardianin për arkatar
Blerimi 10 (urime)
Jetoni 1
Ardiani 9
Për komunikim Ardiani, pa kunderkandidat (urime)
Flora propozoj Gzimen për rotokoliste
Gzimja 7
Sadati 10 (urime)
Student nga Shqipërija që studjon në Gjenevë tha se në Zvicer egzistojn 4 Shoqata të
studentve dhe kishte me qënë shum mirë të këtë një urlidhëse mesë tyre dhe të organizohët një
mbrëmje që të ftohën të gjitha shoqata. Gjithashtu sygjeroj që të kemë aktivitete me nxënës të
shkollave fillore për ti insperu dhe motivu të kryëjn gjimnazin dhe të studjojn, sepse ne kemi
nevojë për koka intelektual jo puntor të thjeshtë.
Nese Zvicra do t`na njef pavarësin kishte me qëne mir të organizohem dhe ti dhurojm lule
ministres se jashtme Micheline Calmi-Rey.
Albita: Ne të gjithë duhët ti marim keto si përgjesi, që mos të presim vetem nga kryesija,qdo
njeri nga ne mund të ndermer ndonje aktivitet mebashkunim me kryesin dhe të gjithë antarët e
Shoqatës.
Urime dhe suksese për kryesin e re
Protokolistja:
Flora