Campus Talk me Kryeministrin Albin Kurti
Nesër gjatë drekës do të kemi mundësinë të takohemi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një bashkëbisedim ekskluziv. Jemi shumë të lumtur për këtë mundësi të veçantë, e cila realizohet nga Shoqata Studenti në bashkëpunim me Federatën.
Kur?
NESËR, të shtunën, më 23.05.2026, rreth orës 13:00.
Ku?
Takimi do të zhvillohet në qendër të Cyrihut, në zonën e Niederdörfli-t. Lokacioni i saktë do t'u komunikohet me email vetëm personave të regjistruar.
Regjistrimi është i detyrueshëm.
Ju lutemi të keni parasysh se numri i vendeve është i kufizuar dhe pjesëmarrja është e hapur vetëm për personat e regjistruar.
Të dhënat tuaja do të përdoren vetëm për informimin rreth lokacionit dhe do të fshihen pas përfundimit të eventit.
Regjistrohu këtu
