Shoqata Studenti Zürich
Donacione
Në përputhje me Statutin, Shoqata Studenti nuk ka sponsorë komercialë dhe nuk pranon apo kërkon sponsorizime monetare nga kompani fitimprurëse. Kjo qasje na ndihmon të ruajmë pavarësinë, neutralitetin dhe autonominë institucionale të shoqatës.
Megjithatë, pranojmë me mirënjohje donacione vullnetare, pa asnjë kundërshpërblim. Kontributet tuaja janë shumë të mirëpritura dhe ndihmojnë drejtpërdrejt në financimin e veprimtarisë dhe nismave të Shoqatës Studenti. Faleminderit që mbështesni punën tonë dhe komunitetin studentor!
Kartë ose TWINT
Zgjidh shumën dhe paguaj në mënyrë të sigurt përmes Stripe me kartë ose TWINT.
Transfertë bankare (faturë QR)
Shkruaj shumën, krijo faturën QR dhe skanoje me aplikacionin tënd të e-banking. Të gjitha të dhënat janë të plotësuara paraprakisht.
