Evente

← Ligjërata

Transnationale Demokratie

Demokracia Transnacionale: Të Drejtat e Pjesëmarrjes Politike të Mërgatës Shqiptare Paneli trajton mënyrat se si mërgata shqiptare mund të ketë ndikim politik përtej kufijve kombëtarë dhe të marrë pjesë në proceset demokratike. Ngjarja organizohet në bashkëpunim ndërmjet Shoqatës Studenti dhe Qendrës për Ligjvënie (Zentrum für Rechtsetzungslehre) të Universitetit të Cyrihut, duke ndërthurur perspektiva juridike, politike dhe mediale mbi konceptin e demokracisë transnacionale në kontekstin shqiptar. Panelista: Mentor Latifi | Adelina Gashi | Enver Robelli Bashkëorganizator: Prof. Dr. iur. Felix Uhlmann (UZH) Moderim: Mërgim Gutaj (UZH)