Shoqata Studenti | Projekte
15913
page-template-default,page,page-id-15913,page-parent,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.4,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.5,vc_responsive

Projekte

Projekti „Të rinjtë (studentët) për të rinjtë (nxënësit)“ – DITURIA+

Projekt për të ndihmuar nxënësit me prejardhje shqiptare

Emri: DITURIA+
*(Pse ky emër? Fëmijët kanë dijen e fituar në shkollë, por u duhet vetëm një ndihmë e vogël – një “plus”)

DITURIA+ nuk është një mësim plotësues klasik – është një punë intensive, e cila sfidon nxënësit në problemet konkrete që ata kanë gjatë mësimit.

Qëllimi është të fitohet besimi i prindërve dhe nxënësve përmes punës pozitive të studentëve dhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes studentëve, prindërve dhe nxënësve.

Studentët, sipas nevojës, ndihmojnë në:

  • detyrat e shtëpisë,
  • problemet në tema të ndryshme të lëndëve mësimore,
  • përgatitjen për provime.

Ky projekt është orientuar kryesisht për nxënës nga familje shqiptare.

Mësimi zhvillohet sipas dëshirës:

  • grup, ose
  • individualisht (1 student – 1 nxënës).

Grupe të vogla – sepse efekti i të mësuarit është më i madh.

Çmimet e ulëta – sepse studentët janë të motivuar të kontribuojnë si pjesë e qëllimeve të shoqatës.

Mësimi në grupe:

  • 2–4 nxënës në një grup
  • 1–2 studentë (varësisht nga nevoja)
  • 2 orë në javë
  • Një orë mësimore = 45 minuta
  • Koha dhe vendi janë të qëndrueshme
  • Çmimi: 15 CHF për nxënës / orë

 

Mësimi individual:

  • Orari përcaktohet individualisht
  • Ushtrime intensive
  • 1 student – 1 nxënës
  • Çmimi: 30 CHF për nxënës / orë

 

Cila formë është më e mirë?

Mësimi në grupe preferohet, sepse krijon një ambient më të përshtatshëm dhe motivues për nxënësit.
Gjithashtu ndikon pozitivisht në vetëbesimin e tyre: nxënësi kupton që nuk është i vetmi që ka nevojë për ndihmë, gjë që ndikon në mënyrë pozitive edhe tek prindërit.

Çdo problem do të trajtohet me kujdes:

  • nxënësit do të ndihmohen në detyrat e shtëpisë,
  • do të ketë ndihmë intensive në problemet e lëndëve përkatëse.

Studenti mban situatën nën kontroll në grupe të vogla dhe ka kohë të mjaftueshme për t’u kujdesur individualisht për secilin nxënës.

Për shkak se studentët vetë janë të rinj, nxënësit ndihen më të lirë dhe më të motivuar për t’u aktivizuar gjatë mësimit.

Ku qëndrojmë aktualisht?

  • Jemi në hapat e parë konkretë, në biseda me mësues të shkollës shqipe.
  • Në kontakt me Konsullin Salih Sefa, i cili ka ofruar një dhomë për mësim në grup dhe mbështetje për projektin.
  • Po planifikohet pjesëmarrja në një mbledhje me mësues dhe prindër, për të prezantuar projektin dhe për të parë interesimin.
  • Rreth datës 2 Korrik, planifikohet prezantimi përfundimtar për prindërit.

 

Përgjegjës për organizimin:

Kryesia e Shoqatës Studenti Zyrih

Studentët që japin mësim:

Jemi duke formuar grupin: Arbnora Aliu, Qendrim Shtufi, …

Si e shohim projektin pas 5 vitesh?

  • Të rritet numri i nxënësve dhe prindërve të interesuar.
  • Të krijohet bashkëpunim me shkollat, në mënyrë që studentët të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me mësuesin e nxënësit (p.sh. përmes telefonit apo e-mailit). Mësuesi mund të japë informata për nevojat specifike të nxënësit.
  • Të arrihet një bashkëpunim edhe me psikologët e shkollave.