Ky eveniment organizohet cdo vit në fillim të semestrit vjeshtor. „Meet Studenti“ u mundëson studentëve të ri të njihen me studentët aktual ose me ish-studentët, me qëllim këmbimin e eksperiencave në mes veti, si dhe informimin për procesin e studimeve dhe për karrierën pas studimeve.
Çdo vit, shoqata „Studenti“ organizon festën e 28 Nëntorit. Organizimi bëhet mbi të gjitha nga ana e shoqatës, ku marrin pjesë grupe të ndryshme vallëzimi si dhe grupe muzikore.
Gjatë semestrit, çdo të dytën jave (ditën e merkurë), studentët takohen për një pije në BQM. Regjistrimi në këtë takim nuk është i detyrueshm.
Në mënyrë spontane organizojmë edhe mbrëmje filmi, luajmë Bowling ose shkojmë në patinazh.
Çdo semestër mbahet të paktën një ligjeratë me tema të ndryshme si: histori, literaturë, kulturë, gjuhë, ekonomi, etj.