Shoqata Studenti | Udhëtim në Berlin
18994
wp-singular,post-template-default,single,single-post,postid-18994,single-format-standard,wp-theme-bridge,theme-bridge,woocommerce-no-js,ajax_fade,page_not_loaded,,columns-4,qode-theme-ver-16.4,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.5,vc_responsive

Udhëtim në Berlin

Udhëtim në Berlin

Federata e Shoqatave Studentore Shqiptare në Zvicër, që përfshin shoqatat nga Cyrihu, Berna, Lozana, Lucerni, Gjeneva, Bazeli, Neuchâteli dhe St. Gallen, ju fton në një udhëtim në Berlin.
Gjatë këtij udhëtimi studimor do të mësojmë më shumë mbi rëndësinë historike, kulturore dhe akademike të Berlinit për Evropën në përgjithësi dhe për kombin shqiptar në veçanti. Programi përfshin, ndër të tjera, vizita në memorialin Berliner Mauer, Bundestagun gjerman, East Side Gallery, Brandenburger Tor, Checkpoint Charlie dhe Museumsinsel.
Përmes këtyre vizitave do të reflektojmë mbi ndarjen e Evropës dhe rënien e Murit të Berlinit në shekullin XX dhe rëndësinë që këto zhvillime kanë pasur për çështjen shqiptare, si dhe mbi Kongresin e Berlinit në shekullin XIX dhe pasojat e tij për popullin dhe trojet shqiptare.
Data e udhëtimit: 8–12 prill 2026
Kostot e pjesëmarrjes: 290 CHF (përfshin akomodimin dhe programin, jo transportin)
Afati për regjistrim: deri më 20 mars 2026, ora 12:00
Duke pasur parasysh mundësitë tona organizative, do të mund të pranojmë vetëm një numër të kufizuar pjesëmarrësish. Studentët dhe anëtarët aktivë kanë përparësi.
Link: https://forms.gle/aaJcimkmWpPRjffw9