Tryeza e rrumbullakët 13.10.22
„Gjuha jonë, sa e mirë,
sa e ëmbël,sa e gjerë,
sa e lehtë, sa e d‘lirë
sa e bukur, sa e vlerë“
⁃ Naim Frashëri
Të dashura studente, të dashur student
Kemi nderin të ju ftojmë në tryezën e rrumbullakët me Prof. Dr. Dr. Naxhi Selimi. Albanologun, i cili sot ligjeron në fakulltetin e pedagogjisë në Schwyz të Zvicrës dhe vepron si udhëheqës i didaktikës lëndore të gjuhës gjermane poaty.
Duke u mbështetur në programin e Prof. Selimit do të tematizojmë vlerat e gjuhës shqipe dhe të përdorimit të saj në diasporë. Në ndërlidhshmëri me projektin hulumtues «Shqip në përditshmëri» realizuar nga Universität Zürich, Ludwig-Maximilians-Universität München dhe PH Schwyz. Projektin hulumtues në fjalë mund ta shkarkoni nga vegëza e mëposhtme:
https://zenodo.org/record/6358543#.YzsPWnZBy5d
Kur: të enjten, 13.10.22, nga ora 19:00 – 20:30
Ku: ETH HG E 23 (në ndërtesën kryesore të ETHZ)
Këtë në kuadër të fillimit të një serie tryezash të rrumbullakëta, me synimin e kyçjes së punimeve shkencore bashkëkohore mbi shqiptarët, gjuhën dhe kulturën, të bëra në Zvicër, me anëtarët e shoqatës tonë dhe anasjelltas.
Ejani që të bashkëbisedojmë dhe ta zhvillojmë një shkëmbim të pyetjëve, përvojave dhe mendimeve tona.
Gjitha të mirat,
Shoqata Studenti
Liebe Studentinnen, liebe Studenten
Wir haben die Ehre euch an eine weitere Diskussionsrunde einladen zu dürfen und gemeinsam mit Prof. Dr. Dr. Naxhi Selimi Platz zu nehmen. Der Albanologe doziert aktuell an der pädagogischen Hochschule im Kanton Schwyz.
Basierend auf dem Programm von Prof. Selimi werden wir uns die albanische Sprache und dessen Gebrauch in der Diaspora unterhalten.
Die Freude liegt ganz unsererseits ihn an unserem runden Tisch willkommen heissen zu dürfen. Wir freuen uns auf einen spannenden Austausch. Dies im Zusammenhang mit dem Forschungsprojekt “Albanisch im Alltag” durchgeführt durch die Universität Zürich Ludwig-Maximians-Universität München und PH Schwyz.
Die genannte Publikation findet ihr unter folgendem Link:
https://zenodo.org/record/6358543#.YzsPWnZBy5d
Wann: Donnerstag, 13.10.22, 19:00 – 20:30 Uhr
Wo: ETH HG E 23 (im Hauptgebäude der ETHZ)
Der Event wird eingebettet in eine Reihe von “round tables”, stets das Ziel verfolgend akutelle Forschungen in der Schweiz über Albaner, die Sprache und die Kultur unseren Mitgliedern nahe zu bringen.
Kommt vorbei und tragt einem interessanten Dialog bei. Lasst uns Fragen, Ideen und Gedanken miteinander teilen.
Liebe Grüsse
Shoqata Studenti